LSDM: Opozita VMRO-DPMNE të ndalojë skenarët për jostabilitet

Maqedonia

LSDM: Opozita VMRO-DPMNE të ndalojë skenarët për jostabilitet

Më: 22 prill 2017 Në ora: 13:31
LSDM

Partia LSDM të shtunën bëri thirrje që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë.

Kjo parti kërkon që urgjentisht opozita VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski të vendosen në interes të qytetarëve dhe të ndalojnë me skenarë për jostabilitet.

“Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshme me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta lejojë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat