Todorov: Vaksinat janë të sigurta, të mos shtyhet vaksinimi i fëmijëve

Maqedonia

Todorov: Vaksinat janë të sigurta, të mos shtyhet vaksinimi i fëmijëve

Më: 22 prill 2017 Në ora: 14:54
Nikolla Todorov

“Me vaksinat polivalente po bëhet hap serioz për imunizimin në Maqedoni dhe jemi krenar që 80 mijë doza nga pesëvalente dhe gjashtëvalente të vaksinave janë përdorur”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, në shënimin e javës evropiane të imunizimit.

“Bëhet fjalë për vaksina të kontrolluara dhe të sigurta, nga të cilat reagimet e padëshiruara janë shumë të vogla. Pres që vaksinimi të vazhdojë me tempo të shkëlqyeshme edhe në periudhën e jashtme, duke pasur parasysh se Maqedoni është një nga vendet me me nivel më të lartë të vaksinimit dhe me këtë duhet të jemi krenar dhe të mos lejojmë të zvogëlohet”, deklaroi Todorov.

Ai gjithashtu theksoi se prindërit aspak nuk duhet të dyshojnë në vaksinat dhe të mos e shtyjnë më tej vaksinimin e fëmijëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat