Meteorologët në Maqedoni paralajmërojnë rritje graduale të temperaturave

Maqedonia

Meteorologët në Maqedoni paralajmërojnë rritje graduale të temperaturave

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:42
Ilustrim

Moti i javës së kaluar do të përmirësohet gradualisht, ndërsa vranësirat do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Rritje më të dukshme të temperaturave parashikohet të ketë pas festave të një majit.

Nga e hëna nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë rritje të temperaturave. Do të kemi mot me diell por me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa temperaturat më të ulta do të lëvizin nga zero deri në gjashtë gradë, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 21 Gradë.

Për të martën pritet mot i ngjashëm, diell me vranësira mesatare dhe erë e lehtë. Temperatura pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten pritet të ketë më shumë diell dhe temperatura deri në 24, gjegjësisht 25 gradë, ndërsa, temperatura minimale të mërkurën pritet të jetë 8 gradë, ndërsa të enjten 10 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat