E zbulon shefi i kabinetit të Ali Ahmetit: Ja pse nuk u bë koalicioni BDI-VMRO

Maqedonia

E zbulon shefi i kabinetit të Ali Ahmetit: Ja pse nuk u bë koalicioni BDI-VMRO

Nga: P.R Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:05
Ali Ahmeti dhe Artan Grubi

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, përmes një postimi në facebook ka sqaruar arsyet që sipas tij quan në dështimin e koalicionit mes BDI-së dhe VMRO-së.

Grubi ka shkruar se koalicioni me VMRO nuk u bë sepse ashtu vendosi Ali Ahmeti dhe sepse ashtu deshën shqiptarët.

“Tek Kryetari Ahmeti dhe BDI nuk ka patur asnjë ndërhyrje, as vendore, as të huaj e as fqinjësore, por ngadhnjeu përcaktimi jonë për barazi, reforma, sundim të së drejtës dhe integrim në NATO dhe BE që ishin të papërputhshme me VMROnë. Befasohem që akoma ka njerëz në Maqedoni që i besojnë Ivanovit dhe përallava të tij insinuative. Ivanov përvec se po nxit krizë ndëretnike të paqenë dhe bllokadë institucionale, tash ka filluar edhe të shpif infantilisht duke u bërë për keqardhje”, ka shkruar Grubi, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat