Shilegov: Shumica parlamentare shumë shpejtë do ta merr përgjegjësinë

Maqedonia

Shilegov: Shumica parlamentare shumë shpejtë do ta merr përgjegjësinë

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:23
Petre Shilegov

Ndryshime do të ketë shumë shpejt, në një të ardhme të shpejtë, kurse shumica parlamentare do të merr përgjegjësi, ka deklaruar sot deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, por nuk ka zbuluar mënyrën dhe terminin kur do të zgjidhet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa më pas qeveria e re.

Më lejoni të them se nuk do të mundemi publikisht dhe në mënyrë transparente të kumtojmë mënyrën dhe terminin, tha Shilegov, duke shtuar se për shkak të gjendjes komplekse, LSDM, vet do të vlerësojë për terminin. Ky proces, siç tha, patjetër të nxirret deri në fund qetësisht dhe se është në interes të RM-së, që të ketë transfer të pushtetit në mënyrë të qetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat