Paralajmëron Bogoevski: Arka është zbrazur, na pret kaosi

Maqedonia

Paralajmëron Bogoevski: Arka është zbrazur, na pret kaosi

Më: 24 prill 2017 Në ora: 17:42
Kuvendi i Maqedonisë

Deputeti nga koalicioni i partive me LSDM-në, Pavle Bogoevski, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës konstituive për zgjedhjen e kreut të parlamentit, ka thënë se në Maqedoni nuk do ketë dygjuhësi, as federalizim, as binacionalitet e as nuk do të ketë ndryshim të simboleve shtetërore.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë zgjedhje të reja të organizuara nga një qeveri jolegjitime.

“Gjithë këtë kohë po flisni për krizë pas zgjedhore apo mashtrim pas zgjedhor. Ne kemi një shtet mjerisht të bllokuar. Arka është e zbrazur dhe gjithë kjo do të krijojë situatë kaosi të bllokimit faktik”, u tha deputetëve Bogoevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat