Këto janë shifrat e harxhimeve të energjisë elektrike, qymyrit, gazit dhe derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë shifrat e harxhimeve të energjisë elektrike, qymyrit, gazit dhe derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 25 prill 2017 Në ora: 12:49
Ilustrim

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat për harxhimet e energjisë elektrike, gazit natyror, qymyrit, dhe derivateve të naftës, për muajin shkurt të këtij viti.

Sipas këtyre të dhënave, në shkurt janë harxhuar 715.195 megavat orë energji elektrike; 37.992 milion metër kub gaz natyror; 519.411 ton qymyr, si edhe 68.691 ton derivate të naftës.

Prodhimi bruto vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 82.8% në harxhimin bruto të energjisë elektrike, kurse 97.3% e qymyrit është harxhuar për të prodhuar energji elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat