Zaev dhe Ahmeti: Shpejt do të kemi zgjidhje të situatës

Maqedonia

Zaev dhe Ahmeti: Shpejt do të kemi zgjidhje të situatës

Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:02
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Dy liderët e partive politike në Maqedoni, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni.

Zaev shpreson se institucionet do të zhbllokohen shume shpejt dhe mazhoranca parlamentare po bën çdo gjë ne parime me kushtetutën për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza dhe për të zgjedhur kryparlamentarin e ri.

Ai shtoi se LSDM vazhdon të ketë mbështetjen e partive shqiptare si dhe po bën gjithçka për të shmangur tensionet dhe kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore.

Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat