LSDM-OBRM, përplasje kumtesash dhe akuza të ndërsjella

Maqedonia

LSDM-OBRM, përplasje kumtesash dhe akuza të ndërsjella

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:33
LSDM-OBRM

Përplasjet LSDM – OBRM-PDUKM vazhdojnë përmes kumtesave, ku njëra-tjetrën akuzojnë për tradhti, uzurpim institucionesh dhe shkelje kushtetuese.

LSDM-ja zotohet, siç thonë, për të mbrojtur qytetarët nga hakmarrja e Nikolla Gruevskit, duke shtuar se duhet të merr fund bllokimi dhe obstruksionet e tij. Për këtë parti, proceset demokratike duhet të vazhdojnë ashtu siç e parasheh Kushtetuta, Rregullorja dhe ligjet.

Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja thotë se zgjedhja e dhunshme dhe kriminele e kryetarit të Kuvendit do të thotë formim parainstitucionesh, duke u zotuar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të ndaluar, siç thonë, një akt të zi, antishtetëror i kriminelit Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat