Historike: Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë

Maqedonia

Historike: Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:07
Talat Xhaferi

(E plotësuar) - Në Kuvendin e Maqedonisë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, protestuesit kanë pushtuar Kuvendin dhe kanë sulmuar deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët që gjendeshin në Kuvend. Ndërsa është gjakosur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Deri pak më parë në Kuvend nuk ndodhej asnjë polic, për të mbajtur rendin, por tani aty kanë arritur forcat speciale, ndërsa vazhdojnë të sillen vetëm si spektator. Protestuesit kanë dëbuar gazetarët jashtë Kuvendit, ndërsa deputetët e shumicës së re, vazhdojnë të mbahen peng në Kuvend.

Depuetetët e VMRO-DPMNE-së u janë bashkangjitur protestuesëve, gjë që tregons e kjo protesë është organizuar nga vetë ata.

Deputetët dhe gazetarët u sulmuan në press-qendër, pasi aty ishin mbledhur për t’u shpëtuar sulmeve të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së.

Gjendja eskaloi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Protestuesit në Kuvend, policia bënë spektakël

Në Kuvendin e Maqedonisë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, protestuesit kanë pushtuar Kuvendin dhe kanë sulmuar deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët që gjendeshin në Kuvend. Ndërsa është gjakosur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Deri pak më parë në Kuvend nuk ndodhej asnjë polic, për të mbajtur rendin, por tani aty kanë arritur forcat speciale, ndërsa vazhdojnë të sillen vetëm si spektator.

Deputetët dhe gazetarët u sulmuan në press-qendër, pasi aty ishin mbledhur për t’u shpëtuar sulmeve të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së.

Gjendja eskaloi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Protestuesit sulmojnë deputetët, asnjë polic në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, protestuesit kanë pushtuar Kuvendin dhe po sulmojnë deputetët e shumicës sw re parlamentare.

Në Kuvend nuk ndodhet asnjë polic, për të mbajtur rendin. Lideri i LDSM-së, Zoran Zaev, është gjakosur.

Deputetët u sulmuan në press-qendër, pasi aty ishin mbledhur për t’u shpëtuar sulmeve të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së.

Gjendja eskaloi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Protestuesit maqedonas hyjnë në Kuvend, pushtojnë korridoret

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur para pak qesatësh, në kushte të jashtëzakonshme, tha për gazetarë se puçistë të vërtetë janë ata funksionar të VMRO-DPMNE-së, që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Mediat raportojnë për gjendje e jashtëzakonshme atje. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e press-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia

***

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pas marrjes së besimit të shumicës parlamentare, ka dhënë edhe betimin solem.

Xhaferi me këtë rast u është drejtuar të pranishmëve dhe qytetarëve të vendit duke thënë se nuk do të lejojë që të uzurpohen institucionet e vendit.

”Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë, edhe pse për herë të parë në këto kushte zgjedhet kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, i vetëdijshëm për detyrën historike që e pranoj, zotohem se do jem kryetar që do të punojë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. U falenderoj për besimin që më keni dhënë. Si kryetar i zgjedhur edhe në këto rrethana, në asnjë mënyrë nuk do të lejoj uzurpimin e institucioneve”, deklaroi Talat Xhaferi.

Historike: Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit të Maqedonisë

Ish-ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi i BDI-së është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.

Ai është votuar nga shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM-ja, BDI-ja dhe partitë e tjera politike shqiptare.

Votimi ka ndodhur përkundër protestës së vazhdueshme të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që kanë provuar ta bllokojnë votimin.

Jashtë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë janë mbledhur sërish qindra njerëz në një tjetër protestë anti-shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat