Ja momenti kur protestuesit përgjakin Zaevin dhe deputetët e tjerë

Maqedonia

Ja momenti kur protestuesit përgjakin Zaevin dhe deputetët e tjerë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:22
Zaev i pergjakur

(E plotësuar) -  Sipas informacioneve brenda Kuvendit ka ndodhur dhunë e vërtetë, ku me sende të forta janë sulmuar Oliver Spasovski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ku edhe dolën pamjet i cili ishte i mbuluar me gjak.

Të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe gazetarët. Jozyrtarisht mësohet se edhe Ziadin Sela është sulmuar nga protesteusit e VMRO-së.

Praktikisht në Kuvend ndodhi grusht shteti nga VMRO-DPMNE dhe policia nuk e ka penguar atë.

Situata në Kuvendin e Maqedonisë po eskalon tejmasë, pasi që protestuesit tashmë kanë hyrë edhe në sallën e konferencave, ku janë të pranishëm disa deputetë të shumicës parlamentare.

Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlametnare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me gjënsende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është përgjakur nga protestuesit. Forcat policore kanë arritur në dyert e Kuvendit.

Protestuesit sulmojnë deputetët, asnjë polic në Kuvend

Në Kuvendin e Maqedonisë gjendja ka dalë jashtë kontrollit, protestuesit kanë pushtuar Kuvendin dhe po sulmojnë deputetët e shumicës sw re parlamentare.

Në Kuvend nuk ndodhet asnjë polic, për të mbajtur rendin. Lideri i LDSM-së, Zoran Zaev, është gjakosur.

Deputetët u sulmuan në press-qendër, pasi aty ishin mbledhur për t’u shpëtuar sulmeve të përkrahësve të VMRO-DPMNE-së.

Gjendja eskaloi pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Protestuesit maqedonas hyjnë në Kuvend, pushtojnë korridoret

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur para pak qesatësh, në kushte të jashtëzakonshme, tha për gazetarë se puçistë të vërtetë janë ata funksionar të VMRO-DPMNE-së, që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Gazetari i Alsat-M nga Kuvendi raporton për gjendje e jashtëzakonshme atje. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e press-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia.

Image
Salla e Kuvendit

Protestuesit maqedonas kanë hyrë në ambientet e brendshme të Parlamentit, ku kanë pushtuar korridoret, derisa një pjesë e madhe e tyre kanë pushtuar edhe dyert e tjera hyrëse, por që po pengohen nga njësitet speciale policore.

Deputetët e maxhorancës së përbërë nga LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryeparlamentar janë mbyllur në sallë dhe janë nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së Kuvendit, por edhe nga forcat policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat