Ivanov kërkon ndalimin e dhunës

Maqedonia

Ivanov kërkon ndalimin e dhunës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:39
Ivanov

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov gjatë një konference të jashtëzakonshme për media, të mbajtur para pak çastesh, ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë se secili duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta, si dhe u ka bërë thirrje liderëve të partive parlamentare për të mbajtur një takim gjatë ditës së nesërme.

Ai në një konferencë të shkurtër ku nuk u lejuan as pyetjet e gazetarëve, kërkoi ndalimin e dhunës dhe mirëkuptim, ku u bëri thirrje institucioneve për të marrë hapa adekuat për qetësimin e situatës.

“Secili duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta. Nuk ka çështje  për të cilën nuk mund të gjendet zgjidhje”, tha Ivanov dhe u bëri thirrje liderëve të parive parlamentare që gjatë ditës së nesërme të shkojnë te ai dhe të sqarojnë situatën.

Po ashtu ai theksoi se deputetët kanë shkelur rregulloren me seancën e sotme, në të cilën është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.

“Askush nuk do të na i zgjedh problemet nëse ato nuk i zgjedhim vet”, tha ai.

Kjo është hera e parë ku Ivanov nuk përmendi platformën e Tiranës dhe as shërbimet e huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat