OSBE dënon dhunën në Shkup

Maqedonia

OSBE dënon dhunën në Shkup

Më: 28 prill 2017 Në ora: 01:25
Shkup

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar dhunën e sotme në Maqedoni.

Protestuesit maqedonas sot kishin hyrë brenda parlamentit të Maqedonisë, me ç’rast janë lënduar disa deputetë, në mesin e tyre edhe Zijadin Sela.

Sot në krye të Kuvendit të Maqedonisë është zgjedhur Talat Xhaferi, dhe kjo ka shkaktuar tensionimin e situatës.

“Dënojmë incidentin në Shkup. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Duhet të rivendoset qetësia dhe rendi”, ka thënë OSBE përmes një postimi n Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat