Reagon edhe Ermira Mehmeti, paralajmëron vizitën e zyrtarit të lartë amerikan pas dhunës antishqiptare

Maqedonia

Reagon edhe Ermira Mehmeti, paralajmëron vizitën e zyrtarit të lartë amerikan pas dhunës antishqiptare

Nga: P.R Më: 28 prill 2017 Në ora: 06:53
Ermira Mehmeti

Maqedonia është përfshirë nga dhuna e tmerrshme që ka ndodhur mbrëmë nga protestuesit sllavomaqedon, të cilët demoluan dhe sulmuan deputetët në Kuvend.

Kjo dhunë erdhi as zgjedhjes së Talat Xhaferit nga radhët e BDI-së kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, zgjedhje kjo historike, pasi që për herë të parë kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar.

Duke parë dhunën që ka shpërthyer, ka reaguar edhe ish deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, e cila ka porositur që qytetarët të rrinë të qetë.

“Rrini te qete, te henen vjen Hoyt Bryan Yee”, ka shkruar Mehmeti, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat