Deputeti i BDI-së rrëfen natën kritike në parlamentin maqedon

Maqedonia

Deputeti i BDI-së rrëfen natën kritike në parlamentin maqedon

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:41
Xhevat Ademi

Xhevat Ademi, deputet i partisë shqiptare në Maqedoni BDI, ka folur ekskluzivisht për operacionin e organizuar nga policia për largimin e tyre nga Kuvendi ku po qendronin për disa orë të bllokuar.

Ademi nga BDI ka thënë se  pas orës 22:30, ata fillimisht  janë larguar  me transporte të policisë nga Kuvendi dhe më pas janë dërguar në një kazermë në dalje të Shkupit.

 “Duhet të këtë qenë pas orës 22:30, kur policia na ka larguar nga Kuvendi. Me trasporte të policisë na evakuan nga Parlamenti dhe u grumbulluam në një kazermë në dalje të Shkupit prej nga në mënyrë të organizuar na dërguan nëpër shtëpi” ka thënë Xhevat Ademi për Indeksonline.

Ai me tutje ka thënë kanë  qenë në shoqërim të policëve shqiptar  vazhdimisht në përkujdesje.

“Kemi qenë në shoqërim të policëve shqiptar dhe në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e brendshëm Z. Agim Nuhiu dhe eprorë të lartë shqiptar të policisë”  është shprehur Agimi.

Sulmi i mbrëmshëm në Kuvend ndodhi pasi Telat Xhaferit, u zgjodh Kryetar i Kuvendit.

I pyetur nëse  zgjedhja e tij është e qendrueshme dhe nuk prodhon tensione më për shkak të sulmit që pësoi mbrëmë, ai tha se Telat Xhaferi është tashmë kryetar legjitim i Parlamentit në Maqedoni.

Xhevat Ademi tregoi se partia të cilit i përket, në orën 14:00 do të mbajë mbledhje të kryesisë ku do të dalin me një qendrim zyrtar lidhur me gjendjen në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat