LSDM: Mos u provokoni nga skenarët e Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Mos u provokoni nga skenarët e Gruevskit

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:41
Kuvendi i Maqedonisë

LSDM përmes një komunikate për media të premten vlerëson se proceset demokratike do të vazhdojnë, pas zgjedhjes legjitime të Kryetarit të Kuvendit dhe se askush nuk mund të pengojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për jetë, drejtësi dhe orientimin e vendit drejt botës së civilizuar.

Nga kjo parti thonë se prioritet kryesor i qytetarëve mbetet realizimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve i shprehur në zgjedhje të besueshme dhe transferimit të pushtetit, në përputhje me kushtetutën, rregulloren dhe ligjet e Maqedonisë.

“Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar kanë mbështetur nismën për zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu i dërguan mesazh të qartë regjimit në shkatërrim se ky është fundi i tyre dhe se duhet të tërhiqet para vullnetit të shumicës prej 700 mijë qytetarëve të përfaqësuar nga 67 deputetë”, thuhet në komunikatë.

LSDM u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të qytetarëve, ndërsa dhuna e shkaktuar ndaj përfaqësuesve legjitim të qytetarëve në Kuvend është rezultat i politikave të konfliktit, të urrejtjes, ndarjeve, nxitjes së trazirave nga Nikolla Gruevski të mbështetura nga George Ivanov dhe Trajko Veljanovski.

“Kjo nuk guxon të përsëritet. Ftojmë qytetarët të jetë të qetë dhe të mos bien në provokim të sajuara nga regjimi përmes të cilave, Nikolla Gruevski dhe grupi i ngushtë i krimineleve rreth tij dëshirojnë të provokojnë dhunë dhe pasiguri, pasi nga kjo e shohin shpëtimin e vetëm”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat