Zeka: Në vend të Ziadin Selës do të doja ta shihja...

Maqedonia

Zeka: Në vend të Ziadin Selës do të doja ta shihja...

Nga: G.B Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:39
Milaim Zeka

Milaim Zeka ka reaguar lidhur me gjendjen në Maqedoni, duke treguar pse është me Ziadin Selën dhe se kush është dashur të jetë në vend të tij, përcjell Bota sot.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se në vend të tij do të donte ta shihte Musa Xhaferin, Ali Ahmetin dhe disa ministra e deputetë të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pse jam me Ziadin Selen?!

Kush u dashte me qene ne vend te tije?

Ziadin Selen e kam mik. E kam takuar qe ne vitet 90-ta ne Suedi. Prej atehere e njohe fizikisht. Familjen e tije e njohe permes mjekut Shaqir Sela, nje njeri i jashtezakonshem, i burgosur politik ne vitet 80-ta ne Kosove.

Ziadini gjithmone ka qene shqiptar i madh, i ditur, dhe njeri i mire. Petkun e deputetit, edhe ne kohe te veshtira, edhe kur ishte anetar i partive te mutavta, kurr nuk e ka felliqe. Ata qe e kane votuar, kurr nuk jane penduar ne te. Prandaj, jo rastesisht, dje ishte caku kryesor i fshistave te Gruevskit. Ko rastesisht, ata qe jane pa identitet, e sulmuan ate, po nuk e kyrsyen as Zaevin.

Une kam shume miqe ne mesin e deputeteve. Po mbreme, sinqerisht, do doja shume qe ne vendin e Ziadinit, ta shihja psh Musa Xhaferin, po pse jo edhe Ali Ahmetin, te cilet, qe sa e sa vite kane gatuar corba antishqipetare me qeverine e guxhellit- Nikolla Gruevski.

Do doja t i shihja edhe do deputet te Kosoves, edhe ministra, jarana te ngushte te Gruevskit, e sidomos Sasha Mihajlkovit, po ja qe shume shpesh, ne kete boten ballkanike, e han i pafajshmi.

Ziadini eshte edhe ma i forte. Ata fashist qe kane kerkuar vrasjen e tije, ne mesin e tyre edhe Gruevski e police te forcave speciale, kane nje porosi prej meje: xhilpera, nuk mundet me qpu majen e qyskise. Ziadinin kaher e ka mprehe majen e qyskise!!!

Mbrame kane fituar shqiptaret. Mbrame ka fituar demokracia ne Maqedoni, anise u derdh edhe gjak!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat