Sekretari i LR-PDSH: Ziadin Sela është rrahur deri sa i ka humbur ndjenjat

Maqedonia

Sekretari i LR-PDSH: Ziadin Sela është rrahur deri sa i ka humbur ndjenjat

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:43
Ziadin Sela

Sekretari gjeneral, Arben Taravari, sot në konferencë të jashtëzakonshme që është zhviluar pak para çastesh në selinë e LR-PDSh-së në Tetovë, theksoi se gjendja e Ziadin Selës është shumë stabile, dhe është jashtë rrezikut për jetë, gjendja e tij dukshëm sot është përmirësuar.

“Kryetari ynë është rrahur aq shumë, sa që sot mund mos të ishte gjallë, ai ishte zvarritur në korridorin e parlamentit, nga huliganët maqedonas, dhe të cilët mendonin se ai veçmë kishte vdekur.

Dëshira e Zotit, ka qenë që ai sot të jetë gjallë”, theksoi në konferencë të jashtëzakonshme, Arben Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat