Reagon Rusia, ja si e komenton dhunën në Maqedoni

Maqedonia

Reagon Rusia, ja si e komenton dhunën në Maqedoni

Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:34
Rusi

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku është votuar kryetari i ri dhe ku protestuesit e dhunshëm hyrën lehtësisht në brendi të Kuvendit, duke sulmuar gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

MPJ e Rusisë shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke vlerësuar se opozita, siç thonë, që i humbi zgjedhjet, thjeshtë tentoi që të merr pushtetin, duke zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përmes forcës përmes shkeljes së rregullores.

Sipas tyre, qytetarët kundërshtuan ”të vetëquajturit”, disa prej të cilëve u hospitalizuan. MPJ-ja ruse vlerëson se me përshëndetjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nga ana e BE-së dhe SHBA-ve, kuptohet se çdo gjë ka qenë e përgatitur që më parë.

MPJ-ja konsideron se këto veprime, sipas tyre, konfirmojnë ndërhyrjen e jashtme në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Në reagimin e rusëve përfshihet edhe Deklarata Politike Shqiptare, lirimi i Ramush Haradinajt, si edhe ”Shqipërinë e madhe”, të cilat, sipas tyre, mund të shkaktojnë eskalim në një konflikt.

MPJ-ja ruse shprehet për ndërprerje të, siç thonë, trysnisë së jashtme dhe të lejohen forcat politike që të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Reagimin e plotë e gjeni në këtë vegëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat