Flet deputeti i LSDM-së: U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi

Maqedonia

Flet deputeti i LSDM-së: U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:14
Oliver Spasovski

Oliver Spasovski ka folur rreth asaj që ka përjetur mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë. Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen.

“Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski.

Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij, i cili e ka ndjekur atë pasi ka qenë ministër i punëve të brendshme.

Spasovski gjithashtu shtoi se, ka pasur simpatizantë të LSDM-së para selisë të cilët ishin mbledhur dhe kanë qenë të gatshëm për t’i mbrojtur deputetët, por nuk janë lejuar nga udhëheqësit e LSDM-së të intervenojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat