LSDM kërkon dënimin e dhunuesve

Maqedonia

LSDM kërkon dënimin e dhunuesve

Më: 29 prill 2017 Në ora: 18:41
Kreu i LSDM-se, Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), sot ka kritikuar ashpër institucionet kompetente për mos zbardhjen ende të dhunës së ushtruar në Kuvend, ku shumë deputetë përfshirë kreun e partisë së tyre, u rrahën në mënyrë brutale.

LSDM-ja thotë se është e papranueshme zvarritja e procesit, kur ekzistojnë prova të shumta për nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve të sulmit.

Të enjten pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, protestues të udhëhequr nga shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë hyrë në Kuvend dhe kanë sulmuar deputetët e shumicës parlamentare, të cilët ndodheshin në Kuvend. Mesë shumti ka pësuar deputeti shqiptar, Ziadin Sela, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe deputetë të tjerë. Dhuna nuk është kursyer as ndaj gazetarëve që ndodheshin aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat