Radev: BE të reagojë për gjendjen alarmante në Maqedoni

Maqedonia

Radev: BE të reagojë për gjendjen alarmante në Maqedoni

Më: 29 prill 2017 Në ora: 19:46
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev sot së bashku me Donald Tusk dhe Federica Mogherini kanë folur për gjendjen në Maqedoni duke theksuar se gjendja në vend është alarmante dhe ka bërë thirrje reagim të Bashkimit Evropian.

“Kam garanci se çështja e Maqedonisë do të vendoset shumë seriozisht dhe se pres që të mbështetet vizioni jonë se BE-ja duhet të ndihmojë në rindërtimin e dialogut mes partive dhe ndërmjet institucioneve. Kjo është më e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë në rajon”, theksoi Presidenti i Bullgarisë, i cili ka marrë pjesë në Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian në Bruksel. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat