VMRO-DPMNE: Fajtore e gjithë kësaj krize të krijuar është LSDM-ja

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Fajtore e gjithë kësaj krize të krijuar është LSDM-ja

Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:35
Selia e VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në si përgjegjësja më e madhe për atë që ndodhi të enjten mbrëma në sallën e Kuvendit. Nga VMRO-DPMNE thonë se, LSDM-ja ka zbatuar dhunë politike me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores. Kjo sipas tyre, është shkelje direkte e rendit kushtetues.

“Dhuna politike që po bën LSDM-ja në fund rezultoi me dhunë fizike. Tentimi joligjir nga ana e LSDM-së të vetëshpallin Talat Xhaferin kyetar Kuvendi ishte provokim ndaj popullit maqedonas. Nuk ka asnjë justifikim për asnjë dhunë, por LSDM-ja do të mbahet mend në hisori si fajtore kryesore për ngjarjet e padëshiruara në Parlament”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat