Spasovski: Tre mijë aktivistë ishin para selisë së LSDM-së, porositëm që të mos ndeshen me protestuesit e dhunshëm

Maqedonia

Spasovski: Tre mijë aktivistë ishin para selisë së LSDM-së, porositëm që të mos ndeshen me protestuesit e dhunshëm

Më: 1 maj 2017 Në ora: 12:12
Oliver Spasovski

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski, ka folur për reagimin e anëtarësisë së LSDM-së dhe partive tjera të shumicës parlamentare, ku deputetët ishin cak i sulmit në Parlament.

‘Nuk ka incident më të rëndë sesa të lejojë hyrjen policia për të gjithë ata që protestuan në institucionin shtetëror. Goditje tempullit të demokracisë. Është normale që mbështetësit e LSDM-së, pas njoftimit të asaj që na ndodhi brenda neve në Parlament, që të mblidhen. Dy mijë, tre mijë njerëz, nuk e di sesa kanë qenë në moment para selisë së LSDM-së. Kjo është normale dhe mbështetësit e tjerë të partive politike që të jenë aty’, ka thënë Spasovski ndër të tjera.

Ai vuri në dukje se me atë edhe njëherë dëshmohet përgjegjësia e LSDM-së dhe të gjitha partive tjera politike në lidhje me atë çfarë do të thotë sjellje të një burrështetasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat