Kallajxhiev: Ngjarjet në Kuvend të hetohen tërësisht

Maqedonia

Kallajxhiev: Ngjarjet në Kuvend të hetohen tërësisht

Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:58
Profesori Gordan Kallajxhiev

Profesori Gordan Kallajxhiev ka folur për emisionin 360 gradë në TV Alsat M, ka folur për veprat penale nga protestuesit e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai ka theksuar se ekzistojnë më shumë se 20 vepra penale ndaj të cilëve mund të ndiqen organizatorët dhe kryerësit. Kallajxhiev bëri thirrje që tërësisht rasti të hetohet.

‘Nëse bëhet fjalë për sulm të organizuar ndaj Kuvendit, kualifikimi i veprës do të ishte ndryshe. Kjo pjesë e dhunës, tentim për lëndime trupore, turmë…ato janë pjesë që ndodhin edhe në rrugë, ndeshje futbollistike’, tha ndër të tjera Kallajxhiev. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat