VMRO: LSDM duhet të bartë përgjegjësi politike

Maqedonia

VMRO: LSDM duhet të bartë përgjegjësi politike

Më: 3 maj 2017 Në ora: 12:29
VMRO

Pasi që kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi mori funksionin dhe hyri në kabinet, ku bashkëbiseduesi i parë ishte shefi i delegacionit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, ka reaguar VMRO-DPMNE, e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, me porosinë se lideri i LSDM-së Zorana Zaev duhet të bartë përgjegjësinë politike.

LSDM, siç thuhet në komunikatë, duhet të marrë përgjegjësinë politike dhe juridike për “goditjen e shtetit”, i cili ka ndodhur të enjten mbrëma kur kryetari i Kuvendit “është zgjedhur në mënyrë ilegale”, me çka është “bërë precedent i rrezikshëm”, i cili mund të kalojë në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat