Zhernovski: Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar

Maqedonia

Zhernovski: Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar

Më: 3 maj 2017 Në ora: 12:42
Andrej Zhernovski

Në seancën e sotme që ka të bëjë me dhunën e ushtruar në komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit ishte i ftuar edhe kryetari i kësaj komune, Andrej Zhernovski.

Ai ka deklaruar se njeriu që është shumë i fortë në telefon, kur del para drejtësisë frikësohet. Sipas tij, Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar.

”Ish-kryeministri dhe lideri i tashmë partisë më të madhe opozitare, u fsheh përsëri pas gjyqësisë së partizuar. Por, patjetër ta dijë se do të përgjigjet dhe se drejtësia do ta kapë. Më shumë se evidente është se seanca e sotme u shty për të fituar në kohë”, deklaroi Zhernovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat