Deputeti i LSDM-së publikon foton: Kjo bishë terroriste sulmoi Ziadin Selën

Maqedonia

Deputeti i LSDM-së publikon foton: Kjo bishë terroriste sulmoi Ziadin Selën

Nga: A.Zh Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:36
Ziadin Sela i pergjakur

Kanë kaluar disa ditë nga dhuna e tmerrshme që u ushtrua kundrejt deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë. Detajë të reja janë publikuar në lidhje me këtë nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Ky i fundit, ka publikuar fotografinë e pjesëtarit të grupit kriminel sllavomaqedon, që sulmoi liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, përcjell Bota sot.

Zekiri ka thënë se ai bashkë me shokët e tij”terroristë”, do të japin përgjegjësi për këtë.

“Kjo bishe terroriste eshte pergjegjes per rrahjen e z.Ziadin Sela dhe kolegeve te tjere deputet, bashke me shoket e tij terrorist, patjeter do te japin llogari me heret apo me vone!!!
Shpetim per ta nuk do te kete!!!”, ka shkruar Zekiri./BS/

Image
Fytyra e sulmuesit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat