Ekskluzive: Talat Xhaferi: Asnjë parti shqiptare nuk kishte shumicën; ja si përgjigjet për të kaluarën e tij në UÇK

Maqedonia

Ekskluzive: Talat Xhaferi: Asnjë parti shqiptare nuk kishte shumicën; ja si përgjigjet për të kaluarën e tij në UÇK

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 maj 2017 Në ora: 16:29
Talat Xhaferi

Në bisedë me median europiane “Euractiv.com” politikani slloven dhe anëtar i Partive Popullore Europiane, Alojz Peterle, nuk mendon se qeveria e re në Maqedoni do i jepte fund krizës.

“Europa ka probleme të unifikimit strategjik. Nëse Putini dhe Erdogani vendosin për pesë minuta - ne në BE na nevojiten pesë tryeza,” përcjell botasot.info deklaratën e Peterle i cili nuk është optimist mbi Maqedoninë por edhe vendet tjera të Ballkanit. “Në rastin e Maqedonisë, por edhe në gjithë Ballkanin perëndimor është lehtë e vrojtueshme që forcat pro-ruse po triumfojnë”, frikësohet ai. “Një qeveri e re maqedonase nuk besoj se mund të zgjidh problemet.”

Peterle është ndalur edhe te “Platforma shqiptare” duke e quajtur si “provokim”, megjithatë shtoi se “zgjedhja e Talat Xhaferit është konform ligjeve pasi fitoi me shumicë prej 61 deputetëve.” Por problemi në Maqedoni është se “gjithmonë e më shumë fakte në këtë vend janë kontraverse - në princip gjithshka çfarë ndodh atje është kontraverse.”

Talat Xhaferi: Asnjë parti shqiptare nuk kishte shumicën

EURACTIV.com ka folur edhe me Talat Xhaferit që është takuar në Bruksel me komisionerin e zgjerimit Johanes Hahn dhe shefen e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini.

Në lidhje me Platformën Shqiptare, Xhaferi u shpreh: “Ka një dokument me shkrim që i ka unifikuar gjithë partitë shqiptare në Maqedoni, duke e nënshkruar atë. Kjo ishte e qartë, pasi asnjë parti shqiptare e vetme nuk kishte shumicën, atëherë vendosën që të përpilojnë një program të përbashkët.”  Marrëveshja nuk “ishte Platformë e Tiranës ose Prishtinës, por një strategji e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni.”

Në lidhje me të kaluarën e tij në UÇK-në e Maqedonisë, ai u përgjigj: “Në gjithë Europën ka pasur konflikte të armatosura. Por kjo kohë ka përfunduar.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat