Fuere: Pas formimit të Qeverisë, bisedime për në BE

Maqedonia

Fuere: Pas formimit të Qeverisë, bisedime për në BE

Më: 9 maj 2017 Në ora: 15:35
Ish-ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere

Ish-ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere ka thënë se pas formimit të Qeverisë së re Brukseli duhet të fillojë me shpejtësi bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në familjen evropiane.

“Mendoj se BE-ja duhet të bëjë gjithçka  që të mund të fillojë negociatat për anëtarësim, të hapë kapituj të rëndësishme që lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësisë sepse kjo do të garantoj proces të pastër dhe të drejtë për të ardhmen e reformave në Maqedoni. Këto janë segmente të veçanta, ku BE-ja mund dhe duhet të ndihmojë drejtpërdrejt me vendime politike dhe stimuj financiarë”, ka thënë Fuere në një intervistë për emisionin 360 gradë.

Fuere vlerëson se në këtë kohë as Greqia nuk duhet të pengojë integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“Unë besoj se Greqia duhet të kuptojë se pengesat që ajo I ka vendosur në rrugën e Maqedonisë drejt integrimit evropian ato më nuk janë të vlefshme. Është e qartë se vendi dëshiron integrim evropian ,respektim të fqinjëve, të kufijve, ajo aspak nuk kontestohet dhe mendoj se qeveria greke dhe shpresoj se pas transferimit të qetë të pushtetit, duhet  ta kuptojë se është në interesin grek që të mundësohet fillimi I bisedimeve për anëtarësim. Kjo do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar stabilitetin afat  shkurtër, por edhe në afat të gjatë për të ardhmen e Maqedonisë”, ka thënë Fuere.  

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, edhe komisionari për zgjerim Johanes Hahn premtoi mbështetje evropiane për  qeverinë e re. Ai madje ka thënë se pas tejkalimit të krizës, evropianët duhet të janë në gatishmëri për fillimin negociatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat