Këto janë donacionet e partive politike në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë donacionet e partive politike në Maqedoni

Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:03
Partite politike

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), gjithsej 5880 persona dhe disa firma kanë dhënë donacione prej 1 milionë e 880 mijë euro në xhirollogari të OBRM-PDUKM-së.

Në të njëjtën ditë, pagesë kanë bërë ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, si edhe disa organizatorë të protestave ”Për Maqedoni të Përbashkët”. Ndër donatorët janë edhe lideri i partisë, Nikolla Gruevski, me 30 mijë denarë.

Për LSDM-në ka patur 698 deonacione, kurse deputeti Vlladimir Boçvarski ka dhënë më së shumti, respektivisht, 100 mijë denarë. Lideri i LSDM-së nuk gjendet në listën e donatorëve për këtë parti politike.

Në BDI ka patur 74 donacione nga persona fizik, kurse gjithsej janë mbledhur 227 mijë euro. Ndër donatorët është edhe lideri i partisë, Ali Ahmeti, me 36 mijë denarë. Për këtë parti, donacione kanë dhënë edhe institucione dhe ndërmarrje publike ku BDI-ja ka kuadrot e saj.

Për Lëvizjen Besa donacione kanë dhënë 110 persona, ku Bilall Kasami, koordinator i partisë, ka dhënë 4500 euro.

Opcioni Qytetar për Maqedoninë ka patur 98.230 denarë donacione, kurse e Majta ka patur 35 donacione; PLD ka patur 2.863 milionë denarë, PRSD-ja ka patur një donacion, respektivisht 1.513.163 denarë, edhe atë nga Ministria e Drejtësisë.

Lidhja Demokratike ka patur 788.338 denarë donacione, kurse Partia Liberale afër 300 mijë denarë, nga Stojan Andov dhe Ivon Veliçkovski.

Vlen të theksohet se për një pjesë të donacioneve të OBRM-PDUKM-së, PSP-ja ka hapur procedura parahetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat