Zv.kryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ministër i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në forumin “Një brez, një rrugë” që do të mbahet në Pekin të Kinës.
Siç njoftojnë nga Ministria e Jashtme, forumi është i dedikuar në realizimin e projektit kinez “Një brez, një rrugë” që ka të bëjë me lidhjen infrastrukturore mes Azisë, Evropës, Lindjes së afërt dhe Afrikës.
Është paraparë pjesëmarrje e 28 shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe një numër i madh i përfaqësuesve të njohur të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.
Poposki do të ketë fjalim në forum në të cilin do të elaborojë qëndrimet dhe prioritetet e Maqedonisë në kontekst të projektit kinez, si dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm dypalësh me Republikën Popullore të Kinës.