Poposki: Maqedonia i njeh mundësitë dhe përfitimet e projektit “Rruga e mëndafshtë”

Maqedonia

Poposki: Maqedonia i njeh mundësitë dhe përfitimet e projektit “Rruga e mëndafshtë”

Më: 14 maj 2017 Në ora: 14:35
Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki në Forumin “Një rrip, një rrugë”

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki, mori pjesë në Forumin “Një rrip, një rrugë”, që po mbahet në Pekin të Kinës, njoftuan nga Ministria e Jashtme.

Në Forumin, ku marrin pjesë një numër i madh i shefave të shteteve dhe qeverive, është biseduar për perspektivat dhe për aktivitetet e ardhshme në suaza të këtij mega-projekt kinez për lidhshmëri ekonomike dhe infrastrukturore të Azisë, Evropës dhe Lindjes së Afërt.

“Në suaza të Forumit, ministri Poposki pati fjalim në panel diskutimin të titulluar “Lidhshmëri të politikave dhe strategjive zhvillimore”. Poposki theksoi se kjo nismë është mjet i shkëlqyer për promovimin e lidhshmërisë transnacionale, avancim të bashkëpunimit tregtar dhe investues, ku përmes zhvillimit, mundëson përforcim të sigurisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ai ka theksuar se Republika e Maqedonisë e cila ndodhet përgjatë trasës së vjetër “Rrugës së mëndafshtë” dhe është njëra ndër anëtaret e para të Procesit 16+1, mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, i njeh mundësitë dhe përfitimet nga kjo nismë dhe e sheh si urë për lidhshmëri të tre kontinenteve.

Ministri i punëve të jashtme Poposki, është përqendruar edhe në bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me RP të Kinës. Në kuadër të Forumit, shefi i diplomacisë së Maqedonisë ka realizuar disa takime me kolegët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat