LSDM: Do të ketë rizgjedhje të gjykatësve, Gruevskin nuk e pyet askush

Maqedonia

LSDM: Do të ketë rizgjedhje të gjykatësve, Gruevskin nuk e pyet askush

Më: 14 maj 2017 Në ora: 21:14
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Gruevskit, i cili tha se partia e tij nuk do të lejojë rizgjedhje të gjykatësve, pasi sipas tij, do të partizohej gjyqësori. Nga LSDM thonë se, qytetarët kanë votuar për ndryshime dhe kjo sipas tyre do të thotë reforma themelore në gjyqësor.

“Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së nuk mund me një gënjeshtër dhe manipulim të shpëtojnë nga gjyqësori “svarovski”. Çdo njëri që ka punuar kundër ligjeve dhe në dëm të qytetarëve do të përgjigjet para organeve gjyqësore të pavarura. Gruevski tani nuk pyetet për asgjë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat