Bozhinovski: Zotëri Velanoski a guxoni të dëshmoni për rastin “Monstra”?

Maqedonia

Bozhinovski: Zotëri Velanoski a guxoni të dëshmoni për rastin “Monstra”?

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:31
Zoran Bozhinovski

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski në faqen e tij në Facebook ka publikuar detaje të reja për rastin Liqeni i Smilkovcës.

“Atë që sot e kam marr vesh për rastin Liqenin i Smilkovcës dhe që e kam e nuk guxoj ta publikoj pa mbrojtje dhe përgatitje adekuate. Nëse mundem që publikisht të parashtroj dy pyetje:

Zotëri Trajko Velanoski, çka kanë kërkuar te JU në shtëpi djelmoshat disa orë para se të mbyten?
Zotëri Velanoski a jeni të gatshëm që të dëshmoni për këtë rast në poligraf: JU, gruaja juaj, djali dhe vajza dhe përfaqësuesit e sigurimit tuaj?

Kërkesë publike deri te ato që do ta lexojnë këtë e kanë vullnet të mirë: shpërndajeni këtë lajm. Në burg janë njerëz të pafajshëm”, ka shkruar Bozhinovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat