Trajanovski: Me ndërprerjen e mandateve, do të ketë shumë pasoja në çdo sektorë

Maqedonia

Trajanovski: Me ndërprerjen e mandateve, do të ketë shumë pasoja në çdo sektorë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 14:27
Koce Trajanovski

Me kalimin e mandatit të kryetarëve të Komunave në Maqedoni, NTP së shpejti nuk do të mund të funksionojë. NTP më shumë se 50% të mjeteve i ka marrë nga Bashkia e Shkupit, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ të TV Nova.

Ai ka thënë se jo vetëm NTP, por në pyetje do të jetë edhe puna e NP të pargjeve dhe gjelbërimit, NP e rrugëve dhe rrugicave si dhe sistemi i ujësjellësit.

Sot ka kaluar afati i mandatit të kryetarëve të komunave në Maqedoni. Ministrja Elezi bëri thirrje deri te Kuvendi dhe institucionet përgjegjëse që sot të vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat