Filloi trajnimi i brezit të tetë të kandidatëve për pilot në ARM

Maqedonia

Filloi trajnimi i brezit të tetë të kandidatëve për pilot në ARM

Më: 15 maj 2017 Në ora: 20:10
ARM

Brezi i tetë të kandidatëve për pilotë në ARM, sot solemnisht e filloi trajnimin në Qendrën për Trajnim të Pilotëve në kazermën “Srasho Pinxhur” në Petrovec.

“Nga 80 të paraqitur në Konkurs, gjashtë e përfunduan përzgjedhjen rigoroze dhe kanë mundësi që të jenë të arsimuar në një nga qendrat më bashkëkohore në Evropë” tha ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shtoi se nga vetë fillimet e deri më sot, Qendra ka treguar rezultate të shkëlqyera.

Ai theksoi se sivjet hapet edhe një mundësi e re për të rinjtë që kanë përfunduar arsimin e mesëm që të paraqiten në Konkursin për kadetë në Akademinë ushtarake, ku do të mësojnë katër vite në katedrën për flotë ajrore – dega pilot, prej ku tre semestra do të jenë në Qendrën e trajnimit të pilotëve.

Ai i bëri thirrje të gjithëve që i plotësojnë kushtet që të paraqiten në Konkursin e hapur të Qendrës, i cili përfundon në shtator, ku do të zgjidhen gjashtë deri në tetë kadetë – pilotë të ardhshëm, njofton AIM.

Trajnimi i kadetëve është në kohëzgjatje prej 18 muajsh, ndërsa përbëhet nga përgatitja teorike, praktike dhe fluturime me helikopterë Mi-8/17 dhe Mi-24. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat