LSDM: OBRM-PDUKM-ja të ndalojë me dëmet dhe të mbështes proceset demokratike për qeverinë e re

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM-ja të ndalojë me dëmet dhe të mbështes proceset demokratike për qeverinë e re

Më: 15 maj 2017 Në ora: 20:29
LSDM

“OBRM-PDUKM-ja të ndërpresë me shkaktimin e dëmeve dhe t’i mbështesë proceset demokratike për formimin e qeverisë së re dhe për zgjedhjet lokale”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, si përgjigje ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së.

“Është e domosdoshme që menjëherë të ndalet me sjelljen destruktive dhe t’i destabilizojë shtetin dhe qytetarët. Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së tanimë ju shkaktoi dëm qytetarëve me atë që pesë muaj i la pa qeveri, ndërsa nga sot edhe pa kryetarë dhe këshillatarë komunal”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM porosisin se shumica e re parlamentare nuk do ta lejojë kaosin që e planifikon OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat