Shqyrtohet raporti i punës së gjykatave në Maqedoni për vitin 2016

Maqedonia

Shqyrtohet raporti i punës së gjykatave në Maqedoni për vitin 2016

Më: 16 maj 2017 Në ora: 08:13
Gjykata e Lartë e Maqedonisë

Gjykata e Lartë e Maqedonisë do të mbajë sot seancë më të zgjeruar të përgjithshme ku do të shqyrtohet raporti për punën e gjykatave për vitin 2016.

Sipas AIM-së, në pajtim me Rregulloren për punë të Gjykatës së Lartë, përveç gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në seancë do të marrin pjesë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative, kryetarët e Gjykatave të Apelit të Shkupit, Manastirit, Gostivarit dhe Shtipit.

I ftuar është edhe kryetari i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat