SPB Ohër me fushatë edukative për sigurinë në mbrëmjet e maturave

Maqedonia

SPB Ohër me fushatë edukative për sigurinë në mbrëmjet e maturave

Më: 16 maj 2017 Në ora: 11:20
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër në prag të kremtimeve të maturës, ka filluar me fushatë edukative për siguri të mbrëmjeve të maturave.

Përfaqësues nga Reparti për parandalim nga sot do të jenë në qendrat e shkollave të mesme në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në Dibër dhe me maturantët do të bisedojnë për masat e nevojshme për siguri pranë mbajtjes së kremtimeve të maturës.

Edhe këtë vit shërbimi policor do të kujdeset për sigurinë dhe mbajtjen e maturës papangesa në të gjithë rajonin që e mbulon SPB Ohër me shumë aktivitete të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat