Ja opsionet e Selës e Aleancës për Qeverinë e Zaevit?!

Maqedonia

Ja opsionet e Selës e Aleancës për Qeverinë e Zaevit?!

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:59
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është vendimtar për koalicionin qeveritar mes LSDM, BDI dhe si opsion i hapur edhe Lëvizja BESA.

Burime partiake theksojnë për INA se LR-PDSH bashkë me aleatët e saj, sidomos deputetin e RDK, Vesel Memedi mund të jenë pjesë e Qeverisë, ku do të kenë dy ministri, ndërsa opsioni tjetër është që ti japin përkrahje kabinetit të Zaev, për 100 ditë, në rast se i miraton prioritetet e nevojshme.

“Jemi duke shqyrtuar disa opsione, të cilat do ti diskutojmë në organet partiake. Gjithçka ngelet e hapur. Ndërsa deri tani nuk ka asgjë zyrtare”, theksuan për INA, burime nga Aleanca për Shqiptarët, duke thënë se në parim përkrahin mandatarin Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat