Për partinë e Gruevskit, Zaevi është kriminel

Maqedonia

Për partinë e Gruevskit, Zaevi është kriminel

Më: 18 maj 2017 Në ora: 10:37
OBRM-PDUKM

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se përgjegjësia e plotë tani është mbi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas tyre, ai ka hapësirë që ta mashtrojë popullin për mbrojtje të interesave kombëtare, si edhe të jep premtime për realizimin e të ashtuquajturës ”Platforma e Tiranës”.

Duke e quajtur Zaevin kriminel, OBRM-PDUKM-ja thotë se ai duhet të zgjedhë që ta hedhë poshtë dygjuhësinë e kartëmonedhave, uniformave dhe sjelljen e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve, ose do ta shkelë fjalën e dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat