Organizohet Festivali Ballkanik Poetik “Pranvera Poetike Tetovare”

Maqedonia

Organizohet Festivali Ballkanik Poetik “Pranvera Poetike Tetovare”

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:41
Ilustrim

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” e organizon Festivalin Ballkanik Poetik “Pranvera Poetike Tetovare”, 2017, me ç’rast i fton për pjesëmarrje dashamirët e fjalës artistike: artdashës, intelektualë, studentë…!.

Në programine festivalit janë paraparë promovime librash poetik, pastaj nënshkrime memorandumesh bashkëpunimi ndërmjet disa shoqatave, ekspozitë artistike, interpretim poezishë.

Manifestimi poetik ka karakter garues dhe do të jepen çmimet ”Oeneumi I” dhe ”Oeneumi II”, si edhe çmimi special ”Rexhep Voka”.

Pjesëmarrësit vijnë nga disa vende të rajonit, si nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Vojvodina dhe Lugina e Preshevës. Aktiviteti mbahet të premten dhe të shtunën në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat