Filloi pagesa e subvencioneve për bujqësinë në Maqedoni

Maqedonia

Filloi pagesa e subvencioneve për bujqësinë në Maqedoni

Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:44
Ilustrim

Ministria e Financave ka filluar me pagesën e subvencioneve të shumëpritura për bujqit, menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës kushtetuese në Gazetën Zyrtare.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë janë paguar 463 milionë denarë në kuadër të zbatimit të plotë të obligimit për vitin 2015, respektivisht për kulturat foragjere, drithrat, orizin, kopshtarinë, pemtarinë, vreshtat, për bagëtitë, etj.

Në kuadër të shumës së paguar janë përfshirë edhe 364 milionë denarë subvencione për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat