Komiteti i Helsinkit: Përzgjedhja e gjykatësve në Maqedoni është e dyshimtë

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Përzgjedhja e gjykatësve në Maqedoni është e dyshimtë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:17
Margarita Caca Nikolovska

Instituti për të Drejtat e Njeriut, pas monitorimit të punës së Këshillit Gjyqësor, vlerëson se zgjedhja e gjykatësve në gjykatat në Maqedoni është e kontestueshme dhe e dyshimtë.

Në vend që të zgjedhë gjykatës, Këshilli bën vetëm emërimin e gjykatësve në gjykatat e shkallës së parë. Nga Instituti thonë se anëtarët e Këshillit gjyqësor veprojnë në mënyrë selektive në marrjen e vendimeve dhe punojnë sipas urdhrave.

“Në lidhje me zgjedhjen e gjykatësve, Këshilli Gjyqësor bën zgjedhjen e gjykatësve në gjykatat e shkallës së parë vetëm nga lista që i dorëzohet nga ana e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, ndërsa ajo listë është shumë diskutabile nëse shikohen notat, probleme ka në vetë vlerësimin e përgatitjes së asaj liste”, tha Margarita Caca Nikolovska nga Instituti i të Drejtave të Njeriut.

Ranko Marjan, gjyqtar i Gjykatës Supreme në Kroaci dhe ish-kryetar i Këshillit gjyqësor të Kroacisë thotë se çdo vend ka nevojë për një gjyqësor të pavarur.

“Çdo shteti i duhet një gjyqësor i pavarur, dhe që të ketë një gjyqësor të pavarur duhet dhe të ketë një organ i cili sipas kritereve objektive dhe profesionale do të din dhe do të jetë në gjendje t’i përzgjedh më të mirët. Të gjithë duhet të dinë se liria e mediave varet nga gjyqësori i pavarur dhe kjo është njëlloj ashtu si gjyqësori i pavarur varet nga liria e mediave të cilët do të dinë se si ta promovojnë pavarësinë e gjyqësorit mbi çdo politikë”, ka thënë ai.

Nga Komiteti i Helsinkit konstatuan se seancat e Këshillit Gjyqësor caktohen pak para se të mbahen.

Në raport theksohet edhe se Këshilli Gjyqësor nuk është transparent dhe nuk e informon opinionin në lidhje me vendimet esenciale për të cilat është votuar, si dhe cilat kanë qenë argumentet për dhe kundër zgjedhjes së kryetarëve të gjykatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat