Gjatë fundjavës tenda para Kuvendit, kërkohet barazi për fëmijët me nevoja të veçanta

Maqedonia

Gjatë fundjavës tenda para Kuvendit, kërkohet barazi për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:24
Iniciativa qytetare

Iniciativa qytetare “5 deri 12” të premten (19) maj do të mbajë konferencë në orën 11:55 para Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën do të tregojnë informacionet dhe agjendën për kampin i cili do të vendoset para Kuvendit në “Parkun e Gruas” në periudhën prej 20-22 maj.

“Në emër të prindërve, fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, ju bëjmë thirrje mediave lokale dhe nacionale të mbështesin dhe të forcojnë zërin tonë në gjithë territorin e Maqedonisë. Si provë për qëndrimet tona gjatë muajit të kaluar, kur vendosëm tenda për 3 ditë, këtë herë përsëri do të jemi para Kuvendit me numër më të madh”, njoftojnë nga iniciativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat