Presidenti Macron përshëndet vendimin e Gjorgje Ivanov

Maqedonia

Presidenti Macron përshëndet vendimin e Gjorgje Ivanov

Nga: Fitim Dika Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:50
Emannuel Macron

Franca ka përshëndetur vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për të mandatuar shefin socialdemokrat Zoran Zaev, njofton “Bota sot” shkrimin në faqen e qeverisë franceze.

“Ky është një hap i rëndësishëm për tejkalin e krizës në IRJM,” thuhet mes tjerash në shkrimin e qeverisë franceze. “Ne shpresojmë që krijimi i qeverisë do kryhet me sukses të ardhmen e afërt.”

Në fund Franca dhe presidenti i saj Emannuel Macron ka ftuar palët që të dialogojnë dhe të mundësojnë sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i reformave, stabilizimin e vendit dhe përparimin për mundësinë e afrimit me BE./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat