LSDM do të kërkojë pezullimin e testimit ekstern

Maqedonia

LSDM do të kërkojë pezullimin e testimit ekstern

Më: 18 maj 2017 Në ora: 19:20
LSDM

LSDM-ja paralajmëroi se në Parlament do të parashtrojë propozim-ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, me të cilin do të pezullohet testimi ekstern.

“Presim me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe që nga ky vit të pezullohet testimi ekstern për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Premtuam se mes prioriteteve tona të para do të jetë pezullimi i projektit të dëmshëm të ashtuquajtur ekstern që shkaktoi trauma tek nxënësit, strese tek prindërit, gjoba për arsimtarët. Duam t’i mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që këtë vit, të mos kenë nevojë të kalojnë përmes agonisë nëpër të cilën kalojnë vite me radhë”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev.

Bogoev shtoi se ky projekt ka dhënë rezultate negative, në vend që të ndikojë në përmirësimin e procesit arsimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat