LSDM nuk humb kohë, dorëzohet brenda 10 ditësh programi qeveritar

Maqedonia

LSDM nuk humb kohë, dorëzohet brenda 10 ditësh programi qeveritar

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:08
Parlamenti i Maqedonisë

LSDM-ja do ta dorëzojë brenda 10 ditësh në Kuvendin maqedonas programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nuk duam të presim 20 ditë, thanë zyrtarë të kësaj partie, duam që në ditët e para t’i përfundojmë këto punë dhe proceset të ecin përpara. 

“Do të kemi bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit, me qëllimin që të krijohet një qeveri funksionale në interes të qytetarëve. Boll e kanë pësuar prej veprimeve të VMRO DPMNE-së dhe Gjorgje Ivanovit”, shprehen të njëjtat burime. 

Besohet se të paktën dy poste ministrore në kabinet i janë rezervuar Aleancës për Shqiptarët, por nuk dihet saktësisht se cilat do të jenë ato. 

Njohësit e çështjeve juridike ndërkohë, thonë se pjesëmarrësit në aktet e dhunshme të 27 prillit duhet të nxirren përpara drejtësisë e jo të aministohen. Idenë e faljes së tyre e hodhi Ivanovi, i cili foli për pajtim mes aktorëve të skenës politike, por edhe pjesëmarrësve në dhunë. Në intervistën e dhënë për një media të afërt me VMRO-në, kreu i shtetit maqedonas u shpreh se shumica e re parlamentare duhet të ndjekë shembullin e vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat