MPB-ja kallëzon penalisht edhe dy persona tjerë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

MPB-ja kallëzon penalisht edhe dy persona tjerë për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 13:05
Dhuna ne Kuvendin e Maqedonise

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se në lidhje me zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti, janë ngritur edhe dy padi penale tjera.

Bëhet fjalë për A.B (60) nga Tetova dhe A.SH (22) nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të ”pjesëmarrjes në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Janë siguruar video inçizimet, ndërkaq personat janë marrë në pyetje dhe janë liruar. Aktivitetet për ndriçimin e plotë të rastit vazhdojnë më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat